Janë 49 rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit ose 31 më pak se një ditë më parë. Mbi 79.5% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4.25% e 1151 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 47 në 73 148. Në spitale u shtruan 4 pacientë të infektuar. Gjysma e të sapo shtruarve në spital ose 50% nuk janë vaksinuar. Pranimet në spitale u rritën me 6 në 338. 32 persona të infektuar janë në repartet e terapisë intensive.
Nuk u raportua asnjë vdekje nga Covid gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Vetëm dy persona u raportuan të shëruar. Të dielën janë bërë 10 vaksina. 2 059 887 persona kanë përfunduar imunizimin. 759 297 kanë një dozë të tretë përforcuese.Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..