Që nga shtatori 2021, Pierre Colliot është Drejtor i Institutit Francez të Kulturës dhe Këshilltar për Bashkëpunim dhe Çështje Kulturore në Ambasadën Franceze. Arsyeja e takimit tonë ishte Nata e fundit Evropiane e Muzeve, por kjo na lejoi ta njihnim më mirë diplomatin francez dhe të kuptonim se si ndihet ai në Bullgari…
Para se të vinte në Sofje, karriera e tij e gjatë diplomatike e çoi në Guine, Kanada, Jordani, Kuvajt, Japoni, e cila i bëri përshtypje të veçantë me origjinalitetin dhe estetikën, stilin e jetës, marrëdhëniet dhe idetë për Francën. Karriera e tij si diplomat e çoi edhe në Bullgari në vitet 1980, kur ishte i përfshirë në bashkëpunimin shkencor dhe teknik me vendet e Evropës Lindore.
A ka ndryshuar Bullgaria gjatë kësaj kohe?
Sipas Pierre Colliot, me të vërtetë kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme, të cilat janë të pashmangshme duke pasur parasysh kontekstet e ndryshmeve politike. Anëtarësimi në BE ka çuar në transformime politike, sociale dhe ekonomike me një shenjë pozitive për shoqërinë bullgare.
“Nuk e kam menduar kurrë se menjëherë pas ndryshimit të regjimit në vitin 1991, vendimi i parë i Bullgarisë do të ishte anëtarësimi në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, anëtare e plotë e së cilës është që nga viti 1993. Në Bullgari ka ende Frankofoni dhe Frankofili të vërtetë - thotë Pierre Colliot. - Për mendimin tim, Frankofonia në Bullgari vjen nga zemra. Më duket se për bullgarët ndjenjat mbizotërojnë mbi arsyen dhe për mua kjo është një cilësi pozitive dhe Frankofonia është një zgjedhje e bërë nga zemra dhe jo e diktuar nga konsiderata racionale apo ekonomike.”
Platoni, për shembull, flet për çmendurinë e dashurisë, por drejtori i Institutit Francez shpjegoi gjithashtu rëndësinë e titullit të koleksionit digjital francez Micro-folie (fjalë për fjalë “mikro-çmenduri”), i realizuar nga Muzeu La Villette në Paris dhe ekspozuar në Muzeun Historik Rajonal në Sofje deri më 15 tetor.
Folie këtu i referohet emrit të pavijoneve të njohura në fund të shekullit të 19-të ose ndërtesave të vogla në kopshtet e aristokratëve dhe familjeve të pasura të borgjezisë - hapësira të mbyllura ku njerëzit mblidheshin dhe flisnin për tema të ndryshme. Kjo është ideja e ekspozitës Micro-folie - një botë e mbyllur ku vizitori ndeshet me një kulturë të tërë.
Sa i përket dallimeve kulturore, veçorive të Bullgarisë dhe Francës, për Pierre Colliot gjithçka është relative:
“Si diplomat, duhet të zhytesh në kulturën e vendit ku je. Krahasimet janë të pashmangshme, por gjëja kryesore është t’i shikosh gjërat në kontekstin e tyre. Sigurisht që ka dallime, por ato janë pjesë përbërëse e kulturës dhe historisë bullgare. Nuk duhet të krahasojmë mekanikisht, të themi se është më mirë apo më keq, por t’i pranojmë gjërat ashtu siç janë, t’i kuptojmë dhe të përshtatim sjelljen tonë.”
Në Sofje, vendi i preferuar i diplomatit është lagja “Lozenec”, ku ai jeton. Ai është i magjepsur nga gjelbërimi, jeta e lagjes, socializimi, i cili lehtësohet nga shëtitjet me dy qentë e tij - një kulturë e humbur në Paris, sipas tij.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR, sofiahistorymuseum.bgVetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..