Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov: “Lufta do të ndalet kur ushtria ruse do të dëbohet nga Ukraina”

Foto: EPA/BGNES

Mënyra e vetme për të arritur paqen është duke e shtyrë ushtrinë ruse nga Ukraina - përndryshe do të ketë një konflikt të ngrirë me paqëndrueshmëri dhe më shumë viktima. Këtë e deklaroi Kryeministri Kirill Petkov gjatë Forumit Ndërkombëtar GLOBSEC në Bratislavë. Në fjalinë e tij, kryeministri theksoi se ukrainasit po luftojnë për Evropën, ndaj është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të jetë i bashkuar në mbështetjen e tij. Kirill Petkov tha gjithashtu se nevojitet një qasje strategjike në temën e infrastrukturës dhe lidhjes së kontinentit për të plotësuar zbrazëtirat logjistike. Ai njoftoi gjithashtu se Bullgaria do të riparojë 80 tanke ukrainase.

Paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë u miratua nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së. Me kërkesë të Hungarisë, Patriarku rus Kirill, emri i të cilit fillimisht u përmend për shkak të mbështetjes së tij për luftën, u hoq nga lista e individëve të sanksionuar.

Paketa përfshin një zgjidhje kompromisi për të shkurtuar 90 për qind të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, por parashikon një sërë përjashtimesh specifike për vende të veçanta nga zbatimi i embargos. Mes tyre është edhe Bullgaria, e cila do të vazhdojë të blejë naftë ruse deri në fund të vitit 2024, siç tha tashmë Kirill Petkov. Vendimi do të miratohet sot me procedurë të shkruar dhe do të publikohet menjëherë në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Në një fjalim video në ditën e 100-të të luftës, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se nuk ka ndonjë ndryshim domethënës në situatën në Severodoneck, ku po zhvillohen luftimet më intensive. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë sisteme rakete artilerie shumë të lëvizshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Galin Cokov dhe ambasadorja Olesja Illashçuk

Mbi 550 bullgarë nga Ukraina filluan të studiojnë në Bullgari këtë vjeshtë

520 studentë nga komuniteti bullgar në Ukrainë u pranuan studentë të vitit të parë në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari për këtë vit akademik. 34 bullgarë të tjerë nga Ukraina u regjistruan për master dhe 8 u pranuan për doktoraturë. Kështu..

botuar më 24-10-17 11.04.PD

Përpara BE-së, Sofja dhe Shkupi konfirmuan angazhimet e tyre për korridorin Nr.8

Në Bruksel, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar ndërtimin e korridorit hekurudhor nr.8, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Çështjet e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit ...

botuar më 24-10-17 9.58.PD

Parashikimi i motit për 17 tetorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Më shumë vranësira do të ketë në veri-lindje, ndërsa në mesditë edhe në Bullgarinë Qendrore, e cila do të zvogëlohet nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, në Bullgarinë Lindore..

botuar më 24-10-16 7.35.MD