Azhurnimi i buxhetit të shtetit do të dorëzohet në Kuvend javën e ardhshme, tha në Kuvend Ministri i Financave Asen Vasilev. Ai konfirmoi se, sipas Brukselit, euroja mund të futet në Bullgari nga fillimi i vitit 2024, por duhet të ndryshohen më shumë se 100 ligje, duke përfshirë ligjin për Bankën Popullore Bullgare /BNB/, për t'i sinkronizuar ato me legjislacionin e eurozonës.
Kushti i dytë i rëndësishëm është plotësimi i kritereve të inflacionit. Vasilev theksoi se inflacioni në Bullgari është përpara vendeve të tjera të BE-së, sepse energjia dhe ushqimi, çmimet e të cilave po rriten ndjeshëm, kanë një peshë më të madhe në shportën e konsumatorit sesa në vendet e tjera evropiane.
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..