Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i pacientëve me Covid në vend është në rënie të vazhdueshme

Foto: arkiv

Në 24 orët e fundit u regjistruan 189 raste të reja me Covid në vend ose 7 më shumë se një ditë më parë. Mbi 61 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina. 4 për qind e 4673 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 653 në 73 666. Në spitale u shtruan 30 pacientë të infektuar. 24 nga të sapo shtruarit ose 80 për qind nuk ​​janë të vaksinuar. Numri i qëndrimeve në spital u ul me 5 në 367. Në terapi intensive janë 34 të infektuar.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 2 pacientë me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 840 persona.

Të martën u bënë 486 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Mbrojtjes Radostin Iliev

Qëndrimi i Bullgarisë për takimin e NATO-s është i sinkronizuar me atë të Aleancës

Zëvendësministri i Mbrojtjes Radostin Iliev theksoi se në qëndrimin e vendit tonë për samitin e NATO-s në Uashington, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk ka asgjë që do të dëmtonte interesin tonë kombëtar ose do të kërcënonte sigurinë..

botuar më 24-06-28 9.26.PD

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa ditën - kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Kushtet e breshrit po..

botuar më 24-06-27 7.30.MD
Rumen Radev

Presidenti nuk do të udhëheqë delegacionin bullgar në takimin e NATO-së

Presidenti Rumen Radev nuk e pranon propozimin e Këshillit të Ministrave për të udhëhequr delegacionin bullgar dhe për të marrë pjesë në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Uashington, njoftoi Presidenca. Kreu i shtetit nuk pranon disa..

botuar më 24-06-27 5.26.MD