Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjentët e Sigurimit të Shtetit do të shpallen në çdo aplikim për poste publike

Foto: BNR - arkiv

Agjentët e Sigurimit totalitar të Shtetit do të shpallen sa herë që do të aplikojnë për poste publike, vendosi Kuvendi Popullor me ndryshimet në ligjin për qasjen dhe zbulimin e dokumenteve dhe për deklarimin e përkatësisë së shtetasve bullgarë në Sigurimin e Shtetit. Deri më tani, Komisioni i Dosjeve kishte të drejtë të zbulonte agjentët vetëm pas inspektimit të parë.

“Kanë kaluar 33 vjet nga ndryshimet, por një pjesë e madhe e njerëzve që punuan në aparatin represiv të regjimit komunist ende zënë poste kyçe në vend dhe kjo duhet të dihet”, tha Atanas Atanasov nga “Bullgaria Demokratike”. Partneri i koalicionit Partia Socialiste Bullgare /BSP/ votoi kundër tekstit të miratuar, ndërsa Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ nuk mori pjesë në votim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta pranë godinës së Kuvendit Popullor për paga të mira

Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..

botuar më 25-03-20 4.45.PD

Parashikimi i motit për 20 marsin

Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..

botuar më 25-03-19 7.30.MD

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur në Gazë

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..

botuar më 25-03-19 5.53.MD