Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë ka më pak se 75 000 pacientë aktivë me Covid në vend

Foto: EPA/BGNES

Në 24 orët e fundit u regjistruan 182 raste të reja me Covid në vend, ose 134 më pak se një ditë më parë. 66.5 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina. 4.35 për qind e 5434 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 703 në 74 319. Në spitale u shtruan 35 pacientë të infektuar. 27 nga të sapo shtruarit ose mbi 77 për qind nuk ​​janë vaksinuar. Pranimet në spital u ulën me 13 në 372. Në terapi intensive janë 35 të infektuar.

Në 24 orët e fundit vdiqën 3 pacientë me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. 882 persona u shëruan.

Të martën u dhanë 600 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD
Ministri Georgi Georgiev

Ministri i Drejtësisë i shpalli luftë mafies së pronave

“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..

botuar më 25-03-26 4.19.MD