Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria ka pezulluar planin për strehimin e refugjatëve ukrainas në bazat shtetërore

Ata që ikën nga lufta, sot duhet të ikin nga hotelet buzë detit

Foto: BGNES

Tension, kaos, frikë nga e panjohura, ngopin orët e fundit në të cilat refugjatët ukrainas duhet të largohen nga hotelet buzë detit.Në një video fjalim mbrëmë zëvendëskryeministrja Kalina Konstantinova njoftoi se qeveria po pezullon planin integrues për zhvendosjen në brendësi për shkak të interesimit të pamjaftueshëm. Kështu, refugjatët që nuk kanë ku të shkojnë do të vendosen përkohësisht në qendrat e furgonëve të emigrantëve në Elhovo dhe Sarafovo derisa të përcaktohet dhe sqarohet se cilët prej tyre duan të strehohen në bazat shtetërore. Zëvendëskryeministrja shprehu zhgënjimin për "dëshirat masive specifike dhe personale, të cilatnuk mund të plotësohen" dhe shtoi se përpjekjet do të përqendrohen tek njerëzit e cenueshëm.

Mungesa e kujdesit mjekësor, të farmacive dhe të dyqaneve ushqimore qenë shqetësimet më të shpeshta, të cilat i ndaluan njerëzit e ikur nga lufta në Ukrainë të hipin nëpër trena, që t’i shpien drejt së panjohurës.Shqetësues ishte edhe fakti që për arsye sigurie nuk raportohej për bazat brenda vendit ku do të akomodoheshin refugjatët.Prandaj dhe gjatë ditës së diel mezi 5 veta nga fillimisht 250 vetat të cilët kishin deklaruar dëshirë hipën në trenin në Varna për në Ribarica dhe Paniçishte, kurse gjatë ditës së hënë 78 ukrainas u larguan nga qyteti. Ndërkohë, vetëm për 24 orë nga vendi ynë ikën mbi 5 mijë refugjatë. Mbi 40 mijë janë qytetarët ukrainas të regjistruar tek ne. Prej tyre 7% janë invalidë, 3%-gra me barrë, kurse të tjerët janë me sëmundje kronike.


Ollga Terentieva nga Odesa - nënë e dy fëmijëve të vegjël, është një nga 78 refugjatët të cilët dje ikën nga qyteti Varna.

“Mendoj se çdo gjë do të jetë në rregull dhe se fëmijët do të thithin pak ajër malor-tha ajo. Në hotelin tonë ndiheshim më së miri, sikurse të ishim në shtëpinë tonë. Ju faleminderit shumë! Kuptohet se ne duam që të kthehemi në shtëpi, por tani për tani do të presim edhe pak.”

Sipas Elena Ivanovës, kryetare e Bashkimit të pronarëve në Sllënçev brjag, nuk ka probleme me nxjerrjen dhe largimin e qytetarëve ukrainas nga vendpushimi.

“Një pjesë prej tyre tanimë kanë ikur nga Sllënçev brjag me automobilat e tyre personal ose me autobusë. Pritet që deri në ditën e mërkurë të transportohen dhe të tjerët. Në pjesën lindore të resorit, hotelierët kanë nënshkruar kontrata me operatorët turistikë verën e kaluar, ndaj për ta programi lidhur me refugjatët ukrainas nuk mund të vazhdojë. Disa pronarë, më tepër ata të apartamenteve në komplekset në pjesën perëndimore, kanë shfaqur dëshirë që njerëzit e vendosur tek ta të mbeten dhe gjatë rregullave të reja.”

Një pjese nga ukrainasit që tashmë janë akomoduar diku tjetër nuk u është dhënë dhe siguruar ushqim, tha Olena Koceva, kryetare e shoqërive ukrainase në Bullgari.

“Ata mbeten mbi të ardhura të tyre personale, nëse kanë të tilla, dhe mbi ndihma nga qendra si kjo e jona - thotë ajo. Shyqyr se, nuk jemi të vetmit dhe kjo është mirë. Kurse e keqja është se, nuk ka organizim, as dhe ndonjë informacion paraprak”.

Pavarësisht nga frikësimet për kushte jo shumë të mira, 25 familje ukrainase tëzhvendosur nga Burgasi, tashmë janë akomoduar në bazën e Hekurudhave Shtetërore Bullgarenë Paniçishte dhe për ta është siguruar gjithçka e nevojshme.

“Ata kanë një vakt të plotë për ditë, baza është e pajisur dhe plotësisht e përshtatur për t'u siguruar kushte normale të jetesës me tre ngrënie në ditë- thotë Petko Aleksandrov nga qendra për shtypin të kompanisë.Përveç kësaj ka personel, ushqimi nuk është ketëring, por kuzhinierë gatuajnë aty në vend. Çdo gjë është falas-në bazë të programit kombëtar për refugjatët.”

Programi i ri humanitar për vendosjen dhe strehimin e njerëzveme mbrojtje të përkohshme, parashikonte 15 leva bullgare për person për natë dhe tre vakte nga 1 qershori."Ne jemi të vetëdijshëm se ai do të jetë në gjendje të përfshijë kryesisht akomodime të klasës më të ulët si hotele familjare dhe shtëpitë për miq," tha zëvendëskryeministrja Kalina Konstantinova kur shpalli programin.Afro 500 hotele në të gjithë vendin shfaqën dëshirë të strehojnë refugjatët ukrainas.

Përpiloi: Diana Cankova në bazë të materialeve të programit “Horizont”, programi “Hristo Botev”, Radio Varna dhe Radio Burgas të BNR-së. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD