Rreth 95 000 refugjatë ukrainas ndodhen aktualisht në Bullgari. Më pak se 60 000 janë në hotele, tha për BNR Krasimira Veliçkova, një këshilltare e zëvendëskryeministres Kalina Konstantinova.
"Mbi 400 hotele kanë miratuar programin e ri, i cili ofron ndihmë prej 15 leva në ditë për një person të akomoduar. Sot është afati i fundit për këtë regjistrim. Rreth 22 mijë persona që janë aktualisht në hotele do të qëndrojnë në to, sepse hotelet e tyre janë regjistruar në program dhe do të vazhdojnë të kujdesen për refugjatët."
Regjistrimet e mysafirëve të tjerë të hotelit janë ende në vazhdim. Ka mbi 35 000 shtretër për të gjithë ata që do të zhvendosen nga hotelet e tyre aktuale, tha Veliçkova. Më shumë se 25 000 ukrainas janë regjistruar tashmë për t'u zhvendosur në strehimin e tyre të ri.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..