Në një deklaratë të përbashkët, Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e cilësuan pezullimin e furnizimit me gaz nga Rusia në Bullgari dhe Poloni si “të paarsyeshme dhe të papranueshme”. Ata e dënojnë këtë veprim dhe e cilësojnë si “shantazh energjie”. Të dy palët riafirmuan angazhimin e tyre për forcimin e sigurisë energjetike në Evropë përmes një grupi të përbashkët pune për sigurinë energjetike të ngritur nga presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në fund të marsit. Në deklaratë theksohet se ky grup do të vazhdojë të punojë për diversifikimin e furnizimeve me karburant blu në Evropë. Informacioni i përket korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel, Angelina Piskova.
Sot është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e Termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, TEC “ContourGlobal Maritsa East 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
Një nga hapat kyç në zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit në Çiren - ndërtimi i infrastrukturës mbitokësore dhe instalimi i kompresorëve të rinj - tashmë ka përfunduar, duke lejuar që sasitë më të mëdha të gazit natyror të pompohen me..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..