Komisioni Evropian prezantoi sot rekomandimet e tij në fushën e ekonomisë për vendet e BE-së. Për Bullgarinë ato janë në tre drejtime, transmeton BTA.
Në vend të parë Bullgaria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të përkohshme dhe të synuar për familjet dhe bizneset për shkak të çmimeve të larta të energjisë, si dhe për refugjatët nga Ukraina. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen fonde buxhetore për të ashtuquajturin tranzicion “të gjelbër” dhe digjitalizimin, si dhe për sigurinë energjetike. Rekomandohet që politika fiskale të synojë arritjen e pozicioneve të shëndosha fiskale afatmesme.
Rekomandimi i dytë është që Bullgaria të vazhdojë me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe të vlerësojë kostot e politikës së kohezionit deri në vitin 2027 për të nisur negociatat me Komisionin.
Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë së përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe importet e tyre duke përshpejtuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe duke rritur efiçencën e energjisë në prodhim dhe ndërtesa, si dhe duke gjetur zgjidhje të reja afatgjata për ngrohjen qendrore. Komisioni rekomandon gjithashtu rritjen e lidhjeve me rrjetet e gazit të vendeve fqinje.Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..