Kryeministri Kirill Petkov u përkul para varrit të Shën Kirilit në Bazilikën Romake “Shën Klemente”. “Neve na takon të vazhdojmë traditën e Kirilit dhe Metodijt dhe të ruajmë shkrimin bullgar”, tha Petkov.
“Të mbani fort anijen e shtetit bullgar, Atdheu ynë i dashur”, i uroi atij Mitropoliti i Evropës Perëndimore Antonij pas liturgjisë në kishë.
Një delegacion bullgar i kryesuar nga Kryeministri u prit në Vatikan nga Papa Françesku. Sipas traditës, delegacioni i dha një dhuratë Papës, kësaj here një skenë nga Lindja e Krishtit. Dhurata është punuar prej leshi, nga fëmijët e Qendrës Sociale “Lindja e Krishtit” të Eksarkatit Apostolik Katolik në Sofje. Nën skenë është shkruar urimi “Paqe në tokë”.
Në delegacionin e kryesuar nga Kryeministri Kirill Petkov mori pjesë edhe Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska, e cila gjithashtu u përul para lipsanave dhe varrit të Shën Kirilit.
Gjatë vizitës u zhvilluan takime me kryeministrin Mario Draghi në Këshillin e Ministrave të Italisë, si dhe me komunitetin bullgar në vend.
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..