Bullgaria nuk varet nga vendimi i Greqisë se si të paguajë gazin rus. Kemi kontrata, iu përgjigj një pyetjeje të gazetarëve Kryeministri Kirill Petkov pas hapjes së zyrës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Turke në Sofje.
Presidenti rus Vlladimir Putin ka ndjekur dy qëllime me ndalimin e gazit për Bullgarinë. E para ishte për të parë nëse vendi ynë do të pranonte pagesën në rubla dhe kështu do të bëhej vendi i parë në BE ku u bë një çarje. Qëllimi i dytë ishte që nëse Bullgaria nuk pranonte zhvatjen, çmimet e gazit të rriteshin dhe qeveria të binte.
I pyetur për qëndrimin e tij për Maqedoninë e Veriut, Petkov tha se ai nuk vendos vetë dhe mënyra për të formuar qëndrimin është ministria e jashtme, këshilli i koalicionit dhe parlamenti.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..