Inflacioni mujor në prill është 2.5%, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 4.5%. Presionin kryesor rritës mbi inflacionin në muajin prill e kanë ushtruar çmimet e veshjeve dhe këpucëve, të cilat janë rritur me 6.4%. Një tjetër rritje ka edhe në çmimet e transportit, të cilat janë rritur me 3.5%.
Inflacioni vjetor është tashmë 14.4%, krahasuar me 12.4% në muajin paraardhës. Niveli i ri është thuajse afër vlerave të verës së vitit 2008 në prag të krizës financiare globale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Në të njëjtën kohë, në tremujorin e parë të 2022-ës, rritja e PBB-së ka qenë 4.5% me bazë vjetore, pak më e lartë se parashikimet.Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..