Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tërhiqet një diplomat bullgar nga Moska

Godina e Ambasadës së Bullgarisë në Moskë
Foto: mfa.bg

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon tërheqjen e një punonjësi të Ambasadës Bullgare në Moskë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Diplomati ynë duhet të largohet nga territori i Federatës Ruse brenda 72 orëve. Më herët gjatë ditës së sotme, në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme Ruse thuhet se Rusia është kundërpërgjigjur ndaj Sofjes dhe ka shpallur “persona non grata” një punonjës të Ambasadës Bullgare në Moskë. Sipas Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, ky është një akt i pritshëm reciprok nga Federata Ruse.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Lojërave Maskaradë zhvillohet në Stara Zagora

Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..

botuar më 25-03-15 6.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..

botuar më 25-03-14 7.45.MD
Kryetari i KNSB-së Pllamen Dimitrov

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari: Duhen mjete shtesë në buxhet për pagat në sektorin publik

Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..

botuar më 25-03-14 5.39.MD