Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase zmbrapsën 18 sulme ruse në Donbas, njoftoi shtabi i përgjithshëm i ushtrisë në Kiev.
Aviacioni rus dhe teknika e rënd janë të papërshtatshme për luftë moderne dhe nuk janë të pajisura mjaftueshëm për operacione ushtarake afatgjatë. Rusia tashmë humbi në disa fronte dhe është afër disfatës së saj përfundimtare, tha Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, cituar nga “The Daily Mail”.
Në një përpjekje për të siguruar një sistem të mbrojtjes ajrore në ishullin Zmeini në Detin e Zi u godit anija e modernizuar ruse e transportit ushtarak “Vsevollod Bobrov”. Një zjarr shpërtheu në bord. Anija u tërhoq në Sevastopoll dhe do të qëndrojë jashtë shërbimit për një kohë të gjatë, njoftoi këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.
Kievi dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje me Moskën për evakuimin e mbrojtësve dhe të plagosurve në uzinën Azovstal në Mariopoll, tha Zëvendëskryeministrja Irina Vereshçuk.
Për shkak të frikës për të pranuar humbjen strategjike, e cila është e qartë për të gjithë botën, Rusia vazhdon të bombardojë objektivat civile, tha Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në fjalimin e radhës.
Është shumë e rëndësishme, kur flasim për 100 ditët e para të qeverisë, të kemi parasysh se ajo miratoi programin e saj, buxhetin e shtetit dhe përballoi dy vota mosbesimi, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Në hapje të mbledhjes së Këshillit të..
Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të..