Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në bregun tonë jugor të Detit të Zi mbahet Festivali i Bedit të Stranxhës

Foto: Parku Natyror Stranxha

Këtë fundjavë po mbahet edicioni i 18-të i Festivalit të Bedit të Stranxhës në fshatin Brodillovo, Bashkia e Carevos. Festa do të jetë në lokalitetin “Harmanjata”, ku në këtë moment mund të shikohet bedi i lulëzuar - simboli i malit Stranzha. Bedi i Stranxhës (Rhododendron ponticum) është një shkurre e gjatë me gjelbërim të përhershëm, që arrin mbi 2 metra, me kërcell të degëzuar fort. Lulet janë të mëdha, në ngjyrat vjollcë-rozë, të mbledhura në majat e degëve në tufë lulesh në formën e çadrës. Bedi lulëzon gjatë muajve maj dhe qershor për pak kohë. Bedi mund të shikohet vetëm nëpër vende shumë të vështira për t’u arritur në Stranxha dhe në Kaukaz. 

Festivali i Bedit hapet çdo vit me interpretimin e himnit të Stranxhës "Muaji i pastër dhe i kthjellët" dhe përfshin një program të pasur sfidash kulinare dhe gjellësh tipike lokale, këngësh dhe itineraresh turistike. E reja sivjet është ftesa e drejtuar ndaj parqeve të tjera natyrore në Bullgari që të tregojnë dhe ato kureshtjet e tyre.  “Presim turistë të shumtë nga i gjithë vendi, sepse kjo është festa më e madhe në Stranxha për adhuruesit e natyrës dhe miqtë e malit” , tha akoma drejtorja e Parkut Natyror Stranxha inxhinierja Rumjana Cvjatkova.

''Muaji i pastër dhe i kthjellët''

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD