Gjykata e BE-së vendosi se Bullgaria nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas Direktivës së Cilësisë së Ajrit. Nëse Bullgaria nuk e ndryshon situatën, Brukseli mund të ngrejë një tjetër padi kundër vendit dhe të vendosë sanksione financiare.
"Për fat të keq, ky vendim është i pritshëm, pasi Bullgaria po e neglizhon sistematikisht këtë çështje," tha ministri bullgar i ekologjisë Borisllav Sandov.
Shëndetësia nuk mund të zëvendësohet, ndryshe nga energjia, theksoi ministri. Ai ka komentuar edhe protestën e shtyrë të punëtorëve në termocentralin “Marica 3”, të mbyllur për shkak të ndotjes së ajrit, në qytetin Dimitrovgrad. Protesta u anulua pas njoftimit se uzina do të funksionojë sërish. Ka urdhër që kjo kompani të mos hapet më, theksoi Sandov.Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..