Rusia ka vendosur sanksione ndaj 31 kompanive që kanë të bëjnë me tregtinë, transferimin dhe ruajtjen e gazit natyror rus në BE, Britani, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicër. Midis tyre është edhe kompania bullgare WIEE Bulgaria EOOD, e cila zotëron një paketë të madhe kontratash për furnizimin me gaz rus. Shumica e kompanive të sanksionuara janë të lidhura me Gazprom Gjermaninë, raporton REUTERS.
Lufta në Ukrainë do të përfundojë kur të kthejmë gjithçka që kemi - njerëzit dhe territoret tona. Këtë e deklaroi online Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski para studentëve nga universitetet kryesore franceze, raportoi AFP.
Protesta antiqeveritare dje mbrëma në Sofje e partisë Vëzrazhdane përfundoi me tension para godinës së Bashkisë së Sofjes. Protestuesit u përpoqën të sulmonin tarracën e bashkisë dhe ta hiqnin flamurin ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën, por u ndaluan nga policia. Më pas, protestuesit bllokuan përkohësisht udhëkryqin kyç Orllov Most (Ura e Shqiponjave) në kryeqytet.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Komisioneri Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundim të Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Pas takimit me ministrin e drejtësisë, Georgi Georgiev, ai tha para mediave se përbërja dhe..
Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje në hapjen e edicionit jubilar të Javës së Pyllit, njoftoi Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Lutja u shërbeu në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..