Në Pragë, Presidentët e Bullgarisë dhe Çekisë, Rumen Radev dhe Milosh Zeman, dënuan ashpër pushtimin rus të Ukrainës. Kreu i shtetit bullgar tha se ky agresion kërkon një përgjigje të bashkuar brenda NATO-s dhe BE-së, një transformim të thellë dhe vendimtar të Aleancës, një koncept të ri strategjik me fokus në krahun lindor, njofton BTA. Sipas Radev, sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë efektive, por të mos lejojnë që ato të dëmtojnë sistemet tona ekonomike dhe sociale. Ai theksoi se pezullimi i furnizimit me naftë nuk do të ketë një efekt të mirë në ekonominë tonë.
Zeman tha për mediat se Çekia mbështet plotësisht hyrjen e Bullgarisë në Hapësirën e Shengenit.
Rumen Radev theksoi edhe lidhjet e thella historike midis Çekisë dhe Bullgarisë, që datojnë në shekullin e IX me misionin historik të vëllezërve Kirill dhe Metodij.
Presidenti bullgar theksoi edhe bashkëpunimin e mirë në fushën e shkencës, kulturës dhe arsimit. “Vlerësojmë shumë lartë studimin e gjuhës bullgare në Universitetin Karllovi në Pragë dhe të gjuhës çeke në Bullgari. Ky është një kusht i rëndësishëm për shkëmbimin e lirë në kulturë, ekonomi, arsim, në të gjitha fushat e jetës së sotme”, tha Presidenti Radev.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..