Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 majin

Moti i ngrohtë pranveror

Foto: BGNES

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10 gradë, në Sofje - rreth 6. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë para mesditës në drejtim të lindjes, ndërsa pasdite në zonat malore, ku vende-vende do të ketë reshje shiu me bubullima. Temperaturat maksimale do të rriten nga 22 deri në 27 gradë, në kryeqytet deri në 22 gradë. Vlerat përgjatë bregut të Detit të Zi do të mbeten më të ulëta rreth 19-20 gradë.

male do të jetë me diell. Mbi masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe mbi pjesën qendrore të malit Stara Pllanina do të përhapen shtëllunga resh dhe do të ketë reshje lokale. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 15 gradë, në 2000 m deri në 7.

Të enjten reshjet do të ndalen kudo dhe temperaturat ditore do të rriten.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Atanas Zaprjanov

Atanas Zaprjanov: “Rusia zhvillon një luftë hibride kundër Bullgarisë”

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..

botuar më 25-01-10 9.01.PD

Emocione shumëngjyrëshe tropikale i presin vizitorët në Kopshtin Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave

Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..

botuar më 25-01-10 5.50.PD

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD