Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mijëra bullgarë nderuan kujtimin e të vdekurve për çlirimin e Evropës nga nazi-fashizmi

Foto: BGNES

Në një sërë qytetesh të vendit në lidhje me 9 majin - Ditën e Evropës dhe fitoren mbi nazi-fashizmin, qytetarë dhe zyrtarë mirënjohës bënë homazhe dhe vendosën kurora dhe lule para monumenteve të ushtarëve bullgarë dhe sovjetikë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qindra bullgarë u mblodhën edhe para Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje për të nderuar kujtimin e të vrarëve, njofton BTA. Mes tyre ishte edhe ambasadorja e Federatës Ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova, e cila nuk pranoi të komentojë tensionet mes qytetarëve që ishin pranë monumentit. Rreth tij ka një prani të shtuar të policisë, me qëllim parandalimin e përplasjeve midis atyre që erdhën për të nderuar dhe një grupi aktivistësh që brohoritnin kundër të mbledhurve para monumentit.

Herët në mëngjes sot, bojë e verdhë dhe blu u derdh mbi disa figura nga Monumenti i Ushtrisë Sovjetike. Mbishkrimi “ Ushtrisë Çlirimtare Sovjetike” ishte i gërvishtur me llak të kuq gjë pas së cilës u  pastrua shpejt, thekson BTA. Kujtojmë se më 4 maj u parandalua një tentativë për paketimin e monumentit me flamuj bullgar dhe ukrainas, gjë që çoi në përplasje mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të idesë së neutralitetit të Bullgarisë në luftën në Ukrainë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

DPS e Ahmed Dogan largohet nga shumica qeverisëse

Në një takim të përbashkët të Byrosë Qendrore Operacionale dhe Grupit Parlamentar të partisë DPS-DPS rreth kryetarit nderi Ahmed Dogan, u vendos që lëvizja të tërheqë mbështetjen e saj për shumicën qeverisëse. Si arsye, deputeti Valentin Tonçev..

botuar më 25-04-16 9.32.PD

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD

DPS-DPS vendos nëse do të vazhdojë të mbështesë qeverinë

Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..

botuar më 25-04-15 6.48.MD