Një numër rekord pjesëmarrësish do të startojnë gjatë kësaj të diele (më 8 maj) në maratonën e atletikës së lehtë në Varna, që është një pjesë nga iniciativa “Vrapimi si një mënyrë jetese”. Fokusi mbi pjesëmarrjen bullgare provokoi një interes të madh ndaj kësaj ngjarjeje, gjë e cila imponoi që të sigurohen numra shtesë për startin. Për pjesëmarrje janë regjistruar mbi 760 atletë, mes të cilëve ka miq nga Anglia, Gjermania, Rumania e të tjera.
Nisja është në orën 9.30 nga sheshi “Nezavisimost” (“Pavarësia”) pranë Operës së Varnës. Së pari nisen pjesëmarrësit në maratonën klasike, pas tyre në çdo pesë minuta do të nisen këta në gjysmë maratonën dhe në fund vrapuesit në 10.5 kilometra.
Atletët do të vrapojnë përsëri mes gjelbërimit të parkut, kurse përpara syve të tyre do të jetë dhe horizonti detar. Prej disa vjetëve traseja është e certifikuar dhe u përgjigjet kërkesave të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës. Fituesit e maratonës klasike do të shpërblehen me çmime në para. Shtesa-bonos do të marrin dhe më të shpejtit në të gjitha vrapimet mes “veteranëve” mbi 45 vjeç.
Iniciativa është e Bashkisë së qytetit Varna, e cila e ktheu maratonën në një nga ngjarjet emblematike pranverore për kryeqytetin tonë detar, kurse starti i ardhshëm nga iniciativa ”Vrapimi si mënyrë jetese” do të jetë më 9 tetor në Sofje.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..