Mbi 101 mijë ukrainas kanë gjetur strehim në Bullgari. Pjesa dominuese prej tyre janë gra dhe fëmijë /mbi 63 mijë/. Dhe pavarësisht se shumë nga ata të cilët gjetën një shpëtim nga lufta të planifikojnë të kthehen në shtëpi, nuk është e qartë se kur do të jetë e mundur kjo. Ndërkohë këto gra ukrainase duan të punojnë dhe të integrohen në vendin e tyre të ri, duke bashkëjetuar me familjet bullgare.
Në ndihmë të tyre është dhe një projekt i ri vullnetar i dy organizatave jofitimprurëse - Shoqata bullgare “Familje të një brezi të ri” dhe qendra arsimore Ukrainase “Logos”, të cilat janë në themel të projektit “Ura drejt Paqes”. Qëllimi i tij është të gjejë dhe shumë shpejt të arsimojë vullnetarë, të cilët t’u japin mësim në gjuhën bullgare refugjatëve ukrainas në bazë të një metode të specializuar, e cila të mund tu japë mundësi refugjatëve të fillojnë të flasin gjuhën tonë në kuadrin e një muaji.
Vullnetarja e parë e arsimuar tanimë jep mësim në dy grupe ukrainase, të cilat e filluan arsimin e vet përpara disa ditëve të numëruara. “Dhe ky është vetëm fillimi. Jemi gati të arsimojmë një numër të madh vullnetarësh, të cilët sa më shpejt të ndihmojnë refugjatët ukrainas”, thonë iniciatorët e projektit “Ura drejt Paqes”.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..
Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është..