Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti Evropian po heton rrethanat e arrestimit të Bojko Borisov

Sophie in ‘t Veld
Foto: European Parliament

Grupi monitorues i Parlamentit Evropian do të hetojë rrethanat e arrestimit të ish-Kryeministrit dhe lider të GERB-it, Bojko Borisov. Këtë e bëri të ditur për BNR kryetarja e tij Sophie in ‘t Veld.

Ish-kryeministri Borisov u arrestua në mars në shtëpinë e tij dhe u lirua të nesërmen pasi u bë e qartë se prokuroria bullgare nuk ishte e njoftuar për arrestimin e tij.

Grupi i monitorimit, i cili filloi monitorimin e Bullgarisë në verën e vitit 2020, ishte në marrëdhënie të ashpërsuara me Borisovin gjatë qeverisjes së tij. Atëherë kryeministri dhe Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev refuzuan të marrin pjesë në dy seanca dhe u përfaqësuan nga zëvendësit e tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD