Në fund të muajit, qytetarët ukrainas që morën mbrojtje të përkohshme do të transferohen në bazat shtetërore dhe komunale anembanë vendit, kujton informacioni në faqen e internetit “Bullgaria për Ukrainën”. Që në fillim të masës, qeveria njoftoi se akomodimi në hotel do të vazhdojë deri në fillim të sezonit veror. Deri më 31 maj, të gjithë ata që kanë marrë mbrojtje të përkohshme dhe nuk kanë mundësi tjetër të qëndrojnë në vend, sipas gjykimit të qeverisë, do të transferohen në baza shtetërore apo komunale në vende të ndryshme të Bullgarisë. Transporti do të kryhet sipas planit, me përparësi personat me nevoja të veçanta, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.
Aktualisht në Bullgari banojnë 101 300 shtetas ukrainas, 68 400 prej të cilëve janë fëmijë. Më shumë se 94 000 ukrainas kanë status të përkohshëm mbrojtjeje.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..