Më 6 maj, Bullgaria feston një nga festat e saj më të dashura, ditën e Shën Gjergjit dhe Ditën e guximit, trimërisë dhe Ushtrisë Bullgare.Më 9 maj Evropa do të shënojë vitin e saj të 72-të të bashkimit dhe unitetit. Në ditët ndërmjet dy festave, Sofja do të presë Festivalin e parë ndërkombëtar LUNAR të Dritave.
13 projeksione statike dhe video me dritë mbi ndërtesa, instalime të teknologjisë së lartë dhe një studio interaktive pikture do t'i kthejnë monumentet emblematike të kryeqytetit tonë në një kanavacë të një galerie të madhe në natyrë. Artistë nga Bullgaria, Australia, Gjermania, Spanja, India, Franca dhe Suedia do të na tregojnë histori, do të provokojnë imagjinatën tonë dhe do të na befasojnë me "përrallën e vet të ndritshme", çdo një nga të katër mbrëmjet midis orës 20:30 dhe mesnatës. Prania deri tek të gjitha krijimet është krejtësisht e lirë.
“Ëndrra ime personale qe të bëjmë një festival të dritave dhe në qytetin tim të lindjes Sofja” - thotë Martin Petkov, drejtor artistik i studios bullgare, organizator i LUNAR. Për 14 vitet e fundit Marini dhe ekipi i tij kanë mbi 450 projekte të realizuara në më shumë se 25 vende, krijojuan hartën e parë 3D në Bullgari në vitin 2011, e cila transformoi fasadën e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov".
Ata janë gjithashtu autorë të shfaqjeve me drita për Ditën e Evropës në vitin 2017 dhe 2018, mbi fasadat e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Këshillit të Ministrave në Sofje.
“Festivali i dritave vjen nga Berlini, ku edicioni i tij i parë ishte përpara 18 vjetëve, kurse më pas u organizua dhe nëpër qytete të ndryshme nëpër të gjithë botën. Është i frymëzuar nga ditët aziatike të dritës. Ne, si studio, kemi një histori të gjatë me festivalin, pasi fituam kampionatin e parë në maping /efekte virtuale/. Vitin tjetër përsëri qemë në krye të garës dhe që atëherë e deri më sot kujdesemi për produktin në Berlin, Zagreb, Budapest, Kuvajt, Pekin, Luksemburg”.Si një pikënisje të itinerarit unik, me një gjatësi prej 3 kilometrash, organizatorët përcaktojnë fasadën neoklasike të Galerisë Kombëtare “Kuadrat 500”, mbi të cilën do të projektohet spektakli 3D i efekteve virtuale “Imagjinoni”. Ai do të tregojë para publikut për zërat, të cilat jetojnë tek çdo njëri prej nesh dhe paracaktojnë vendimet tona jetike.
Lokacionet e festivalit përfshijnë edhe fasadën e Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”, Kopshtin e Qytetit përballë tij, Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij ”, sheshin “ Princi Aleksandër I”.
“Donim shumë që të bëjmë projekte të lokacioneve të dashura prej nesh. Dhe kur të përzihet natyra me teknologjinë gjërat duken edhe më të bukura. Gëzohem shumë se Teatri Popullor është një pjesë nga instalimet. Aty puna është e përkrahur nga Bashkia e Kryeqytetit dhe mbledh të gjitha studiot e efekteve virtuale në Bullgari, me të cilët bashkërisht bëjmë një vizion nën moton “Ne shkëlqejmë së bashku”. I zgjodhëm lokacionet kështu që të jenë në një distancë të afërt njëra nga tjetra dhe nëse njeriu ka dëshirë, të mund ta kalojë itinerarin për një natë.”
Projeksioni më i madh i fasadës do të jetë ai në Pallatin Kombëtar të Kulturës "Zemra e ndezur". Aty do të triumfojnë dhe do të ndriçojnëkrijimete tre fituesve, të zgjedhur pas një pjesëmarrjeje në një konkurs, të cilin ekipi i festivalit e zhvilloi në fund të muajit prill. Është përgatitur dhe pjesa e seminarit me leksione në 8 tema të ndryshme dhe një mik-lektor nga një kompani drejtuese e softuerit në Gjermani.
Festivali i dritave ka një rëndësi më të ndryshme në sfondin e ngjarjeve të zymta nga muajt e fundit në Evropë. Në ripohim të kësaj Marini thotë se është shumë e rëndësishme të mendojmë pozitivisht dhe sot më shumë se kurrë kemi nevojë prej shfaqjeve pozitive dhe të ndritshme.
“Përmes krijimeve të veta, festivali LUNAR ka për qëllim të tregojë historitë lidhura me paqen, bashkimin, solidaritetin dhe rrugën drejt qëndrueshmërisë. Në ditët e rënda tëluftës të cilat po i përjeton Ukraina dhe të sprovave përpara botës demokratike, këto janë mesazhe shumë të rëndësishme, të cilat Sofja si një kryeqytet evropian duhet t’i drejtojë”, thotë Gjeorgi Gjeorgiev, kryetar i Këshillit Bashkiak i Kryeqytetit dhe patron i edicionit të parë të LUNAR.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: @Lunarlightsfestival
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..