Ministrat e Ekonomisë dhe Financave të BE-së i dhanë dritën jeshile planeve kombëtare të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë së Bullgarisë dhe Suedisë. Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) do t’i miratojë ato me procedurë të shkruar menjëherë pas video-konferencës joformale të ministrave të mbajtur sot, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Pasi vendimet do të miratohen zyrtarisht, Bullgaria dhe Suedia do të jenë në gjendje të përdorin fondet në kuadër të Mekanizmit për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia Covid-19. Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i Bullgarisë parashikon 6.3 miliardë euro grante.
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..
Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..