Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

10 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, kërkojnë ndihmë për shkak të refugjatëve ukrainas

Foto: pixabay

Dhjetë vende të BE-së - Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe Çekia - në një letër i kërkuan Komisionit Evropian që të rialokojë buxhetin e tij për të ofruar më shumë mbështetje për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë, njoftoi BTA, duke iu referuar agjencisë DPA, e cila u njoh me përmbajtjen e dokumentit.

Sipas të dhënave nga Komisariati Suprem i OKB-së për Refugjatët, Vendet Balltike dhe ato të Evropës Lindore të BE-së pranuan më shumë njerëz që ikën nga lufta në Ukrainë. Polonia strehoi 3 milionë nga 5.5 milionë refugjatë, Rumania, një nga anëtarët më të varfër të BE-së, pranoi 825 874 dhe Bullgaria më shumë se 100 000.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD
Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD