Qeveria e koalicionit po mblidhet sot në një këshill urgjent për të diskutuar dërgimin e ndihmës ushtarake për në Ukrainë. Ai i paraprin seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor më 4 maj, ku deputetët do të duhet të vendosin nëse do t'i japin mandat kabinetit për këtë. Për momentin, tre nga formacionet që marrin pjesë në qeveri – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike” dhe "Ka një popull të tillë" mbështesin idenë e Bullgarisë për të eksportuar armë për në Kiev.Partia Socialiste Bullgare ka vendosur tashmë një ultimatum dhe kërcënon të largohet nga qeveria nëse Këshilli i Ministrave merr një vendim të tillë. Megjithatë, vendimi për marrjen e shumicës në parlament pritet, ku vetëm socialistët dhe forca më e vogël politike parlamentare, “Vëzrazhdane” /Ringjallja/ nacionaliste, kundërshtojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Përveç ndarjeve në qarqet politike, çështja ndan shoqërinë bullgare, e cila është jashtëzakonisht solidare me ata që janë prekur nga konflikti ushtarak dhe tashmë ka strehuar më shumë se 100,000 refugjatë ukrainas, por ka frikë serioze se dërgimi i ndihmës ushtarake në një vend në konflikt mund ta tërheqë dhe Bullgarinë në luftë. Një dëshmi për këtë janë dhe protestat e organizuara kundra dhe në përkrahje të një vendimi eventual pozitiv të drejtuesve në vend.Presidenti Rumen Radev nga ana e vet paralajmëroi se, ekziston një rrezik real që lufta të përshkallëzohet si pan-evropiane, madje edhe globale. "Ka politikanë, që janë të gatshëm të ndërmarrin këtë hap të rrezikshëm: të vënë si peng të ardhmen e Bullgarisë në interes të qëllimeve të tyre egoiste," tha kreu i shtetit.
“Shpresoj se nuk do ta shohim presidentin në asnjë nga ngjarjet në mbrojtje të neutralitetit bullgar, sepse detyra e presidentit si komandant i përgjithshëm është të mendojë për vendin e tij, mbrojtjen dhe pozicionin e tij adekuat. Kjo sigurisht nuk ndodh në ngjarjet masive. Reagimi të cilin po e citoni për mua është i pashpjegueshëm në një moment në të cilin institucionet duhet të jenë të bashkuara dhe të punojnë në mënyrë të sinkronizuar.” Në këtë mënyrë Arman Babikjan , një nga iniciatorët e protestave gjatë verës së vitit 2020 në Bullgari, komenton mundësinë që udhëheqësi i shtetit të jetë një pjesë nga ngjarjet civile në vendin tonë. Ai konstaton tërheqjen e një pjese të elitës politike bullgare nga debati publik për momentin, duke respektuar sondazhet sociologjike:“Përkundrazi, në momente të tilla kritike - politikanët duhet të shprehin qartë qëndrimin e tyre, vlerat mbi të cilat bazohet ky pozicion dhe të udhëheqin popullin e tyre. Dhe të mos presim që sociologët të testojnë se sa elektorat do të humbin apo fitojnë nëse mbështesin njërën nga dy pozicionet”, - është kategorik Babikjan.”
“Lufta në Ukrainë është luftë midis Rusisë dhe NATO-s”, dhe kjo mund të thuhet qartazi në muajin e tretë nga fillimi i veprimeve ushtarake, deklaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare analizatori i jashtëm politik Valentin Vacev. Sipas fjalëve të tij, klasa politike bullgare ështënë pajtim të plotë me veten dhe me parimet e saj euroatlantike”.
Situata e ndërlikuar, në të cilën është i vënë drejtimi politik në Bullgari i detyron disa analizatorë të mendojnë se perspektiva përpara qeverisë është e shteruar. “Ky koalicion është i thirrur nga historia që të mund të bashkojë, por jo të zhvillojë politikë” konstatoi përpara Btv sociologu Andrej Rajçev. Vendimi për ndihmën ushtarake për Ukrainën është vetëm një nga gurët e shumtë pengues përpara ekipit të kryeministrit Kirill Petkov.
Kësaj i shtohet edhe një çështje tjetër e politikës së jashtme - nevoja për të vendosur për veton për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe problemet ekonomike të shkaktuara nga inflacioni gjithnjë e në rritje dhe pezullimi i furnizimit me gaz nga Rusia.
“Klasa industriale bullgare, biznesi nukdo t'ia falë qeverisë bullgare goditjen e gazit, pasi kjo goditje ndaj ekonomisë bullgare është e pakapërcyeshme.Unë nuk e di sesi mund të kompensohet ai-thotë në këtë lidhje Valentin Vacev.
Që të gjitha këto probleme, si dhe ndërtimi i forcuar partiak në vend sikurse nuk do të kenë një forcë shpërthyese për qeverinë dhe ka shans që të gjendet formulimi, i cili të mund të mbajë Partinë Socialiste Bullgare në koalicion, pavarësisht nga pozita fillestare e deklaruar kategorikisht sa i përket përkrahjes ushtarake për Ukrainën:
“Ekzistojnë çdo lloj mundësish, përfshi dhe në mënyrën, në bazë të së cilës formulohet vendimi ose transferimi i tij në një organ kolektiv/ për shembull Kuvendi Popullor/, i cili të zgjidhë një tjetër, dhe jo këtë të cilën e ka deklaruar Kornelia Ninova. Fare nuk jemi të befasuar si ekspertë nga kthesa të ngjashme në pozitat, e deklaruara si radikale”- analizon përpara Radios Kombëtare Bullgare politologu docent Stojço Stojçev , pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Sipas tij, zgjedhje përpara afatit në vendin tonë nuk vizatohen, meqenëse nuk ka forcë në këtë moment e cila të ketë interes të rrëzoje qeverinë bullgare.
Përpiloi: Elena Karkallanova /në bazë të intervistave të BNR-“Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, BGNES, Pixabay
Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..
Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..