Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja ka një interes të lartë për prodhimin bullgar të grurit

Foto: arkiv

Presidenti Rumen Radev u takua me komunitetin akademik në Universitetin Bujqësor në Plovdiv. Gjatë vizitës sime në Spanjë, konstatuam se rëndësia e Bullgarisë në sektorin e bujqësisë po rritet, tha Radev, duke shtuar se autoritetet spanjolle kanë shprehur mirënjohje që Bullgaria garanton importin e grurit, lulediellit dhe misrit. Në të njëjtën mënyrë, shumë vende të BE-së janë në korrespondencë intensive me autoritetet bullgare, duke dashur të sigurojnë importet. Po flasim për sigurinë ushqimore, tha presidenti, duke shtuar se uria ushqimore çon në probleme sigurie.

Presidenti foli edhe për problemet në shkencën e bujqësisë dhe tha se me 0.7 për qind të PBB-së të ndarë për kërkime shkencore dhe pagat e ulëta të shkencëtarëve, përparimi do të jetë i vështirë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD