Presidenti Rumen Radev tha në Plovdiv se njerëzit që vendosin të ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën duhet të mendojnë kryesisht për sigurinë e qytetarëve bullgarë. Sipas Radevit, ndjenjat militariste nuk marrin parasysh se "ne kemi një kufi të vërtetë të përbashkët të veprimit ushtarak, kemi një diasporë të madhe historike" në Ukrainë. Kreu i shtetit shtoi se “injorantët” nuk e kuptojnë mbrojtjen ajrore nga Durankullaku deri në Sofje dhe në çfarë gjendje është aviacioni ushtarak bullgar. Sa kohë do të jenë aleatët tanë këtu, pyeti presidenti.
Radev njoftoi edhe për një aksident me një veturë nga eskorta e tij në afërsi të Plovdivit, ku mjeku në ekip u plagos dhe u dërgua në spital me makinën presidenciale. I plagosur lehtë është dhe një rojë sigurie në eskortë.Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave globale. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024...
Eurogrupi inkurajon Bullgarinë ta fusë euron. Kjo kuptohet me një letër nga Kryetari i tij Paschal Donohoe dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Letra ka të bëjë me takimin e ardhshëm të liderëve evropianë në Bruksel më 20 mars,..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..