Komisioni Evropian u ka paguar më shumë se 3.5 miliardë euro vendeve anëtare të BE-së për refugjatët ukrainas, nga të cilët Bullgaria ka marrë 148 milionë euro në fonde kohezioni. Sipas Zëvendëskryeministres për Qeverisje Efektive, Kalina Konstantinova, 148 milionë euro janë paradhënie në kuadër të programit REACT-EU, të ndara mënjanë për mbështetje solidariteti për shtetet anëtare gjatë pandemisë Covid. Gjatë një diskutimi në Shtëpinë e Evropës me temë “Rruga e refugjatëve ukrainas në Evropë dhe në Bullgari”, Konstantinova shprehu shpresën se javën e ardhshme do të nisë një masë në lidhje me mbështetjen e punësimit - mbështetje për qiranë për tre muaj përmes punëdhënësit dhe për të stimuluar në këtë mënyrë punësimin e refugjatëve nga Ukraina. Konstantinova shtoi se ngutet me dy masa të tjera që kanë të bëjnë me mbështetjen e sektorit joqeveritar për punën në terren dhe krijimin e qendrave për fëmijë. Sipas saj, Bullgaria zë vendin e parë në Bashkimin Evropian për nga përqindja e dokumenteve të lëshuara për mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve dhe deri më tani janë mbi 85 për qind.
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..
Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..
Sot mbushet 21 vjet nga tragjedisa në lumin Lim në kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku humbën jetën 12 fëmijë bullgarë. Më 4 prill 2004, një grup prej 34 nxënësish dhe 16 të rrituri nga Svishtov po ktheheshin nga një ekskursion në Dubrovnik, kur..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..