Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se po punohet për të devijuar gazin natyror direkt për në Bullgari dhe Poloni në përgjigje të pezullimit të furnizimeve ruse. “Ne nuk do ta lejojmë Rusinë të shmangë sanksionet me anë të frikësimit apo zhvatjes. Ne nuk do t'i lejojmë ata të përdorin naftën dhe gazin e tyre për të shmangur pasojat e agresionit të tyre”, sqaroi Biden cituar nga Reuters.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një buxhet prej 33 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën, duke sanksionuar mundësinë e heqjes së aseteve të oligarkëve rusë në Shtetet e Bashkuara në favor të Kievit.
Bullgaria do të jetë një nga vendet e pakta që do të ftohet në programin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Ftesa iu drejtua nga presidenti Volodimir Zelenski kryeministrit Kiril Petkov dhe është një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Bullgarisë, njoftoi Këshilli i Ministrave në Facebook.
Një marsh proteste në Sofje, i mbledhur në rrjetet sociale, bëri thirrje për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe refuzimin e përdorimit të gazit rus, me të cilin Moska po financon agresionin kundër Ukrainës. Marshimi përfundoi tek Ura e Shqiponjave, ku për rreth 40 minuta protestuesit bllokuan udhëkryqin kryesor.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..