Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Çiprovci është organizator i festivalit tradicional të qilimave të qytetit

4
Foto: chiprovtsi.bg

Më shumë se 60 zejtarë nga i gjithë vendi marrin pjesë në Festivalin e Qilimit  në qytetin Çiprovci të Bullgarisë Veriperëndimore nga 29 prilli deri më 1 maj, njoftoi Kryetari i bashkisë Pllamen Petkov. Mes tyre ka dhe mjeshtër nga fqinja jonë perëndimore Serbia. Përveç punishteve tradicionale për qilima të Çiprovos, me interes priten dhe vrapimi dhe gara me biçikleta për fëmijët, si dhe koncerti folklorik me fishekzjarrë, që do të mbyllë edicionin e sivjetshëm të festivalit.

Endja e qilimave mbi një bazë pambuku ose tërësisht prej leshi ka qenë një traditë për rajonin që nga shekulli i 17-të.Lënda e parë për produktet e bukura që janë bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, mjeshtrit i kanë siguruar nga tufat e mëdha delesh të rritura në zonë. Më shumë për historinë e punimit të qilimave në këtë krahinë të Bullgarisë do të mësoni nga publikimiHistoria e qilimave të Çiprovcit zbulohet në festival” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD