Organizatat e punëdhënësve ngulin këmbë për rifillimin e bisedimeve me Gazprom dhe rifillimin e furnizimit me gaz, bëri të ditur Ministrja e Ekonomisë dhe Industrisë Kornelija Ninova cituar nga BNT dhe BTA pas një takimi me organizatat e punëdhënësve. Ninova tha se BSP do të propozojë vendosjen e një tavani ose ngrirjen e çmimeve të gazit në vlerën e tyre aktuale derisa të rikthehet furnizimi. Socialistët do të insistojnë gjithashtu që rritja e çmimit – rrjedhim i furnizimeve alternative, të përballohet nga shteti. Konsumatorët kryesorë të gazit natyror janë kompanitë e sektorëve "Kimi" dhe "Energjetikë", dhe xhiroja e ndërmarrjeve është 17% e totalit për ekonominë tonë.
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..