Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të koordinojë furnizimet e gazit me BE

Asen Vasilev dhe Aleksandër Nikollov
Foto: BGNES

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev dhe Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov do të jenë në Bruksel për të diskutuar me Komisionin Evropian hapat bullgarë pasi “Gazprom Export” ndërpreu furnizimin me gaz për vendin.

Ministri Nikollov paraprakisht deklaroi se do të ketë blerje të përbashkëta të mundshme. “Ajo që është shumë e rëndësishme është që sasitë për porositë aktuale do të plotësohen nga Bulgargaz”, tha Nikollov.

BE-ja deklaroi se do të rrisë përkohësisht blerjet e gazit rus përmes vendeve që janë të gatshme të paguajnë në rubla për të kompensuar ndërprerjen e furnizimeve në Poloni dhe Bullgari. Të dy vendet do të jenë në gjendje të blejnë vëllime shtesë të gazit në tregun evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja me 50% e pagave në spitalet psikiatrike nga 1 maji

Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..

botuar më 25-04-03 11.08.PD

U pastrua ndotja me mazut në bregdetin e Varnës

Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..

botuar më 25-04-03 9.19.PD

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD