Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska u takua me Donika Gërvallën, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, njoftoi BTA. Biseda u zhvillua në Sofje në kuadër të forumit “BE takon Ballkanin”.
Ministrja Gençovska theksoi gatishmërinë e palës bullgare për të vazhduar mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës.
Donika Gërvalla ftoi Ministren e Jashtme bullgare që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën, gjë që do të jetë edhe një konfirmim i dëshirës së dy palëve për thellimin e dialogut politik, thuhet në njoftim.Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..