Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet e larta të karburantit – një test për tregtarët e vegjël dhe të mesëm dhe për transportuesit

Foto: BGNES

Një sondazh i Klubit Automobilistik të Gjermanisë “Automobilclub von Deutschland”, i cili është një nga më të mëdhenjtë në vend, tregon se çmimet aktuale të karburanteve në Bullgari janë ndër më të lartat në Evropë për sa i përket standardit të jetesës. Vendi ynë renditet në vendin e tretë në këtë klasifikim negativ, pas Holandës dhe Norvegjisë, ku çmimet janë përkatësisht 2,34 dhe 2,30 euro për litër benzinë dhe naftë. Më lirë, për momentin është karburanti në Hungari - 1,28 euro për litër. Biznesi në Bullgari po kështu angazhohet përpara qeverisë që çmimet e lëndëve të mbeten disa nga më të ulëtat në Evropë ( А95-2.95 leva, Nafta-3.11), por nëse janë të tolerueshme për qytetarët është çështje krejtësisht tjetër. Studimi i ekspertëve gjermanë tregon sesa kohë është e domosdoshme të punojnë qytetarët e vendeve të dhëna evropiane , që t’i lejojnë vetes të blejnë një litër nga benzina më e shpërndarë në masë. Koha për gjermanin mesatar është rreth 12 minuta, më fjalë të tjera pak nën nivelin mesatar mes 30 vendeve të studiuara, që është rreth 18 minuta.  Në këtë sfond, qytetarëve të vendeve si Bullgaria, Rumania dhe Letonia u janë të domosdoshme midis 32 dhe 43 minuta, gjë që i vendos në fund të klasifikimit.

Krahas me zhvillimin e luftës në Ukrainë, tema është në qendër të vëmendjes publike. Pavarësisht se nuk janë fajtorët kryesorë, veprimet ushtarake dhe pasiguria në afro 1000 kilometra nga Bullgaria, ndikojnë seriozisht mbi fluktuacionin / një luhatje të shpeshtë me një tendencë drejt rritjes/ e çmimeve të një sërë mallrave, mes të cilave janë dhe karburantet.

Rritja e çmimeve ndikon  negativisht si mbi transportuesit, kështu edhe mbi pronarët e vogël dhe të mesëm të pikave të karburantit që nuk janë pjesë e zinxhirëve të mëdhenj.

“Ne, transportuesit e autobusëve, kemi lidhur kontrata sipas Ligjit të Prokurimit Publik dhe duhet të respektojmë rreptësishtë klauzolat mbi to” - shpjegoi në një intervistë për BNR-Plovdiv Vasill Pironkov, Kryetar i Bordit të Dhomës së Transportuesve të Autobusëve.

“Në mënyrë të drejtë kërkuam që të pakësohet një pjesë nga akciza - 50% prej saj  të jepet si kompensim. Në të njëjtën kohë, duhet të hiqet shtesa e naftës biologjike, gjë e cila do të lejojë që çmimi të bjerë me rreth 10 qindarka për litër”- deklaroi Pironkov dhe shtoi se, kanë propozime të cilat janë për transportuesit e metanit, të cilët do të dëmtohen sepse metani nuk ka akcizë dhe çmimi i tij është rritur dy herë.


Problemi kryesor i tregtarëve të vegjël dhe të mesëm të karburanteve është i lidhur me diferencat e vogla që ndodhin ndërmjet çmimeve me shumicë dhe pakicë. Kjo i detyron të punojnë me një fitim minimal ose pothuajse me humbje.

“Disa nga tregtarët nuk i durojnë dot këto çmime. Nëse do të vazhdojë kështu, disa prej tyre do të falimentojnë. Zinxhirët e mëdhenj për shkak të qarkullimeve më të mëdha mundin të rezistojnë, por e vërteta është se, marzhe të tilla të ulëta midis çmimeve të shitjes me shumicë dhe pakicë nuk ka pasur për një kohë të gjatë "- shpjegoi në një intervistë për Nova TV Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe të Gazit Andrej Dellçev.

“Nëse  çmimet në tregjet ndërkombëtare ulen, çmimi edhe në vendin tonë do të bjerë, sepse në mënyrë të pashmangshme ndonjë tregtar do të importojë karburant më të lirë dhe do të fillojë ta shesë", shtoi Dellçev.

Sipas tij, skenari më i keq për çmimet e karburanteve është që ato të vazhdojnë të rriten, veçanërisht nëse ndalohet importi i naftës bruto nga Rusia, me të cilën punon rafineria në vendin tonë,ose hasen vështirësi me importin e saj nga shtetet fqinje. “Tani për tani nuk ka indikacione të ngjashme”- siguroi ai.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD