Aktualisht në territorin e vendit tonë ka mbi 94 300 shtetas ukrainas, nga të cilët mbi 84 000 kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme. Sipas të dhënave të portalit të unifikuar “Bullgaria për Ukrainën”, në hotelet tona janë të akomoduar 51 mijë e 300 ukrainas. Nga java e ardhshme (2 maj) Ambasada e Ukrainës në Bullgari do të nisë regjistrimin e personave që duan të pajisen me pasaportë biometrike. Pritet që brenda një ose dy muajsh të zgjidhet problemi me dhënien e lejeve për ata që dëshirojnë të kthehen në vendlindje dhe të hiqen tarifat e lëshimit. Lëshimi i pasaportave të përkohshme për ukrainasit është aktualisht i vështirë për shkak të logjistikës dhe evakuimit të kompanisë që printon dokumentin.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba falënderoi vendin tonë për mbështetjen ndaj popullit ukrainas dhe fushatën e shpallur nga Kryeministri Kirill Petkov për mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e Ukrainës.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..