Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këtë vit në kishat bullgare do të digjet Zjarri i Bekuar i vitit të kaluar

Foto: BGNES

Në mesnatë, besimtarët do të marrin nga kishat ortodokse një pjesë të zjarrit të bekuar, të sjellë nga Jeruzalemi vitin e kaluar. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare ka vendosur që të mos udhëtojë një delegacion bullgar në Izrael këtë Pashkë për shkak të "rrethanave të pafavorshme".

“Zjarri i Bekuar është një simbol i madh se Zoti nuk ka harruar që është me ne dhe përderisa ky zjarr është aty, duhet të digjet në zemrat tona, duhet të ndizet mbi të gjitha nga besimi ynë dhe ne duhet ta mbajmë gjithmonë atë.”, thotë për BNR At Llëçezar Popov nga kisha e kryeqytetit “Qefini i Nënës së Zotit”. Çdo vit të Shtunën e Madhe në varrin e Zotit nga qielli në duart e Patriarkut të Jeruzalemit bie Zjarri i Bekuar. Edhe sot e kësaj dite, misteri mbetet i pazgjidhur, megjithëse shumë shkencëtarë kanë hipotezuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 prillin

Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..

botuar më 25-04-01 7.40.MD

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari shtyri pushimin nga puna të punonjësve

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..

botuar më 25-04-01 4.26.MD

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në plazhin e Varnës për shkak të ndotjes me mazut

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...

botuar më 25-04-01 3.59.MD