Borjana Kalejn kryesoi renditjen e përkohshme të gjithanshme pas ditës së parë të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Ajo i luajti në mënyrë perfekte kompozimet e saj me rrathë dhe top, ndërsa sot do të interpretojë kombinimet e saj me shkop dhe fjongo. Bullgarja tjetër Eva Brezalieva zë vendin e 12-të pas një gabimi në kompozimin me top dhe të dielën do të luajë vetëm në finalen e rrathit.
Ansambli bullgar nuk konkurron në kryeqytetin e Azerbajxhanit, pasi nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë, sqaroi Ilijana Raeva, presidente e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike.Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..