Pasi në vitin 1936 Radio Sofja (atëherë emri i Radios Kombëtare Bullgare) filloi të transmetonte në valë të shkurtra përmes transmetuesit "ELZA" u krijuan edhe programet për jashtë shtetit.
Në vitin 1936, informacionet për Bullgarinë mund të dëgjoheshin vetëm në bullgarisht dhe në gjuhën artificiale esperanto, por pas 1 majit 1937 filluan të shpërndaheshin programe në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht. Në pranverën e vitit 1938, programet jashtë vendit u zhvilluan më tej me një formë tjetër - "Programe speciale për vende të caktuara evropiane". E veçanta e tyre ishte publiciteti i tyre paraprak i përhapur në vendet për të cilat ishte destinuar emisioni. Ky publicitet bëhej përmes legatave, përfaqësuesve të biznesit, radiostacioneve dhe gazetave të huaja, për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve jashtë vendit.
Autorë dhe drejtues të programeve të para jashtë vendit ishin bashkëpunëtorë të pavarur, ndër të cilët veçohen emrat e Petër Uvalievit, Georgi Millçevit, Bori Gançevit, Mihaill Haxhimishevit e të tjerë. Kur komunistët morën pushtetin në Bullgari më 9 shtator 1944, programet në gjuhë të huaja të Radio Sofjes vazhduan të transmetonin buletine informative dhe komente mbi ngjarjet në Bullgari dhe në mbarë botën. Në periudhën nga viti 1945 deri në vitin 1950, radioja bullgare transmetonte programe lajmesh 10-minutëshe në rumanisht, serbo-kroatisht, maqedonisht, greqisht dhe turqisht. Në korrik 1945 filloi transmetimi i programeve në gjuhën turke në radion bullgare, të destinuara si për popullsinë turke në vendin tonë, ashtu edhe për dëgjuesit nga Turqia fqinje. Programi drejtohej nga Çudomir Petrov, zëvendësdrejtor i Radios Kombëtare Bullgare dhe shef i Departamentit të Informacionit të Jashtëm. Programet fillonin me dy emisione nga 10 minuta çdo ditë. Redaktori ishte Boris Pilozof, i cili më pas drejtonte edhe programe në frëngjisht. Folësit e parë të programit në gjuhën turke ishin Ulfet Sadıkova, Rıza Mollov, Mustafa Bekirov, Sali Baklaciev dhe shumë të tjerë.Transmetimet në gjuhën greke "lindën" në gjysmën e parë të vitit 1948. Në atë kohë, në Greqi ishte vendosur tashmë pushteti demokratik nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore. Lëvizja e rezistencës e Partisë Komuniste Greke u shkatërrua dhe shumica e zyrtarëve grekë gjetën strehim në Bullgari. Është kureshtare që pikërisht me ndihmën e tyre u krijua Redaksia e Gjuhës Greke. Në të njëjtën mënyrë, pas ngjarjeve politike në Jugosllavi dhe Shqipëri, programet në gjuhën serbo-kroate dhe shqipe u krijuan nga emigrantët politikë që kërkuan mbrojtje nga autoritetet komuniste bullgare në vitin 1948.
Rezidenca e redaktorëve dhe folësve të parë në gjuhën serbokroate ndodhej në rrugën “Dunav” Nr. 10 në Sofje. Aty përgatiteshin dhe përktheheshin materialet për programet e regjistruara dhe të transmetuara nga radioja bullgare.
Sipas të dhënave historike, të përmbledhura nga Bozhidar Metodiev - krijues dhe kurator i Muzeut të Radios Kombëtare Bullgare.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë në rubrikën “Shoqëri” do të flasim për problemet e kafshëve të pastrehë në Bullgari. Pas kësaj ju ftojmë të bëjmë një shëtitje përgjatë luginës..
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në këtë program do të dëgjoni më shumë për mundësitë për studime në gjuhën frënge në universitetet bullgare. Në “Këngën e ditës” ju prezantojmë..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Këngë dhe valle dasme” nga Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën e titulluar “Betimi” nga grupi..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni vepën origjinale të Veronika Todorovës..