Në nocionet e krishtera, e Premtja e Madhe është dita më e errët dhe më e trishtuar, e shënuar nga dhimbja, nga vuajtja çnjerëzore dhe kryqëzimi i Jezu Krishtit. Në kryqëzim, Zoti sakrifikoi Birin e tij të vetëm për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe për të mposhtur vdekjen.Prandaj Krishti është Qengji Flijues, i cili me vetëflijimin e tij anulon flijimin nga Dhiata e Vjetër dhe vendos Kungimin e Shenjtë si burim i jetës së përjetshme dhe të qëndrimit tek Zoti.
Në shërbesat kishtare ortodokse, dita që përkujton vdekjen e Krishtit në Kryq është e përmbushur me simbolikë.Liturgjia e Shenjtë nuk shërbehet gjatë ditës, sepse vetë Zoti e ka flijuar veten. Prandaj dhe besimtarët respektojnë një kreshmë të fortë - pa ushqim dhe ujë. Në mëngjes, përpara shërbesës fetare të quajtur Carski Çasove/Orët e Mbretit/ në mesin e kishës vendoset “varri” i Krishtit i zbukuruar me lule me Qefinin. Pas përfundimit të shërbesës, të krishterët të krishterët e adhurojnë atë dhe kalojnë nën të si shenjë përulësie dhe pendimi.
Nga Mesha e Krishtit - Qarja mbi varr - Këndim lindor:
Është zakon që të Premten e Madhe besimtarët që synojnë të marrin Kungimin e Shenjtë të vizitojnë mentorin e tyre shpirtëror dhe të rrëfehen. Në këtë ditë shumica i drejtojnë vetes pyetjen, nëse janë të denjë për vetëflijimin e Shpëtimtarit dhe i japin llogari vetes për të kryerën. Në mbrëmje, që të gjithë priftërinjtë në kishë kryejnë një shërbesë speciale, të quajtur Kënga e Krishtit. Në himnet kushtuar vuajtjeve të Krishtit dhe pikëllimit të Nënës së Zotit, marrin pjesë të gjithë të pranishmit në shërbesën fetare. Pas këngëve të vajtimit, priftërinjtë e nxjerrin jashtë Qefinin, të ndjekur nga besimtarët dhe shkojnë rreth tempullit me të, në një procesion duke rikrijuar varrimin e Krishtit. Në hyrje të kishës priftërinjtë mbajnë lartë Qefinin, kurse besimtarët kalojnë përsëri nën të dhe hyjnë për liturgjinë e mbrëmjes. Priftërinjtë përsëri e vendosin Qefinin në “varr” në qendër të kishës, ku ai mbetet deri në shërbesat fetare të Pashkëve.
Të gjitha lutjet dhe këngët liturgjike gjatë ditës tregojnë kuptimin e sakrificës së Krishtit në emër të Dashurisë ndaj fisit njerëzor. Jezusi është dashuria hyjnore e mishëruar në formën dhe ngjashmërinë njerëzore, e cila hap rrugën drejt një bote më të mirë në Përjetësi përmes pendimit, faljes dhe shpëtimit të shpirtit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..