Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të sëmurët me Covid në Bullgari tashmë janë nën 160 000

Foto: arkiv

669 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, gjë që është 226 më pak të infektuar rishtas se një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 7.77 për qind e 8614 testeve të kryera për Covid janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ra me 2208 veta në 158 831. 110 persona të infektuar u pranuan për trajtim në spitale. 82 prej të shtruarve ose 74.5 për qind nuk ​​ishin të imunizuar. Numri i pacientëve të trajtuar në spitale ra në 990. Në repartin e terapisë intensive trajtohen 116 pacientë të infektuar.

Në 24 orët e fundit, 6 persona vdiqën me Covid të konfrimuar. 5 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 2871.

Të martën u bënë 1464 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD