Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmitro Kuleba, i cili ndodhet për një vizitë pune treditore në Bullgari, shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë bullgare për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë ndaj qytetarëve ukrainas që ikin nga lufta. Gjatë bisedimeve me Kryeministrin Kirill Petkov, të dy u ndalën në agresionin rus dhe situatën jashtëzakonisht të vështirë për popullatën civile ukrainase. Kryeministri e siguroi ministrin Kuleba se vendi ynë do të vazhdojë të jetë ndër vendet më miqësore dhe më mbështetëse të Ukrainës dhe institucionet bullgare do të ofrojnë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm për refugjatët.
Pas bisedimeve “ballë për ballë”, u zhvillua një takim i zgjeruar ndërmjet delegacioneve të Ukrainës dhe Bullgarisë.
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..