Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit në Sofje, Plovdiv, Varna dhe Burgas me një gatishmëri më të madhe për të punësuar punonjës

Mungesa e mjaftueshme e investimeve të huaja direkt në vendin tonë është pasojë e pandemisë dhe е mungesës së fuqisë punëtore

Foto: arkiv

Gati gjysma e kompanive në Bullgari (46%) planifikojnë të zgjerojnë ekipet e tyre deri në fund të shtatorit, sipas një studimi nga Konfederata Bullgare e Punësimit , e cila shqyrton dhe saktëson gatishmërinë e punëdhënësve për të punësuar punonjës të rinj në gjashtë muajt e ardhshëm. Pjesëmarrës në të  janë mbi 1000 kompani prej 12 sektorëve industrial. Rezultatet tregojnë po kështu se, 6% prej kompanive prognozojnë reduktimin  e fuqisë punëtore, kurse 33% do të ruajnë numrin e personelit. Sofja është një kampione në bizneset që janë gati të punësojnë punonjës të rinj - një përgjigje të ngjashme kanë dhënë 78% e të anketuarve në kryeqytet.E pasojnë regjione si Plovdivi, Varna dhe Burgasi.

Cilat janë sektorët në të cilat kërkesa për punë është më e madhe?

“Ato të teknologjive informative, prodhimit dhe sektori i kontraktimit, sektori publik, financiar, sigurimet, pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet e biznesit, transporti dhe tregtia me shumicë dhe pakicë-vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare kryetarja e Konfederatës Bullgare të Punësimit Nadja Vasileva. Jemi shumë të lumtur që edhe industria e hotelerisë dhe restoranteve ka ide për punësim, sepse në studimin e mëparshëm, për shkak të pandemisë, përgjigjet e tyre ishin negative.”

Vasileva rikujtoi seekonomia bullgare është e varur fortë nga investimet e huaja, të cilat gjatë 2 vjetëve të fundit vazhdimisht pakësohen. Shkaqet për këtë janë të lidhura si me ngushtimin e biznesit, të shkaktuar nga pandemia, po kështu dhe me mangësinë e përhershme të fuqisë punëtore. 

Ekzistojnë disa mundësi për të reaguar në një situatë të tillë:

“ E para është që kompanitë të mbështeten në digjitalizimin dhe robotizimin e shpejtë të proceseve të tyre të punës. Masa e dytë është e lidhur me rikualifikimin afatshkurtër në masë të atyre të cilët kanë dëshirë të përfshihen në procesin e punës, kundrejt nevojave të punëdhënësve. Varianti i tretë është tërheqja e grupeve joaktive të njerëzve, të cilët nuk kërkojnë punë, e bullgarëve të cilët kthehen nga jashtë, si dhe e refugjatëve. Varianti i katërt, por jo dhe për nga rëndësia është i lidhur me importin qëllimor të njerëzve nga vendet e treta, të cilët mundet të mbulojnë mungesat në të gjitha nivelet dhe të qetësojnë  punëdhënësit, se nuk do të kufizohen planet e tyre për rritje” - është i bindur eksperti.


Sa do të ndikojë lufta në Ukrainë në biznes në gjashtë muajt e ardhshëm?

42% nga të anketuarit në studimin e Konfederatës Bullgare të Punësimit thonë se, do të ndikojë më tepër negativisht, për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, si dhe për shkak të vështirësive në furnizimet dhe prodhimet e komponentëve të ndryshëm. 19% mendojnë se do të jetë më tepër pozitive, kurse 39% nuk presin të ketë kushedi se çfarë ndikimi.

A ka ndonjë parakusht që refugjatët ukrainas që vijnë të ndryshojnë tregun e punës në Bullgari?

Ende nuk ka një përgjigje konkrete për një pyetje të tillë, por vërejtjet e punëdhënësve, përfshi dhe menaxherin e një kompanie bujqësore Hristofor Bunardzhiev, i bëjnë ata mjaft skeptikë:

Hristofor Bunardzhiev

“Nënat me fëmijë, të cilët janë pjesa kryesore nga fluksi i refugjatëve, nuk janë burime pune të përdorshme. Ato kujdesen për fëmijët e vet, për të cilën është e domosdoshme kohë që të strehohen në kopshte për fëmijët dhe shkolla, të mund të integrohen aty, si dhe të mësojnë gjuhën. Mezi atëherë gratë do të mund të mendojnë për të kërkuar punë në mënyrë efektive.”

Përpiloi: Joan Kolev /në bazë të intervistave të Joana Georgievës, BNR-Radio Sofja dhe Toshka Sëbeva, BNR-Stara Zagora/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, Pixabay, bulagro.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD