Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba është në Sofje dhe do të takohet me Kryeministrin Kirill Petkov dhe anëtarët e qeverisë më 19 prill. Kuleba mbërriti në Bullgari me makinë nga Rumania. Gjatë natës, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi në Twitter se ka diskutuar me Kryeministrin bullgar problemet me transportin në Detin e Zi. Kjo është biseda e radhës mes të dyve. Petkov rikonfirmoi mbështetjen e tij për Ukrainën. Zelenski falënderoi në njoftim për pritjen e refugjatëve ukrainas në Bullgari dhe për mbështetjen bullgare për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti amerikan Joe Biden do të takohen me liderët e Gjermanisë, Britanisë, Kanadasë, Italisë, Polonisë dhe Rumanisë. Në forum do të marrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Ata do të diskutojnë ofensivën e re ruse në Donbas, njoftoi kanali televiziv francez BFMTV, duke cituar burime në Pallatin Elysee.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..