Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 19 prillin

Moti mbetet i ftohtë dhe i vranët me reshje

Foto: Bozhidar Çollakov

Të martën do të jetë me vranësira. Në shumë rajone do të ketë reshje shiu, mbi 500 metra mbi nivelin e detit dhe borë. Gjatë ditës reshjet do të zvogëlohen. Retë në shumë zona do të jenë përkohësisht të grisura. Mbetet i ftohtë për muajin prill me temperatura minimale nga zero deri në 5 gradë, në disa lugina dhe më të ulëta. Temperatura maksimale do të jetë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jetë 0 gradë në mëngjes dhe deri në 9 gradë gjatë ditës.

Në male do të ketë vranësira të përkohshme. Në shumë vende do të bjerë borë. Ka rrezik për ortekë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë 1  gradë, në 2000 m deri në minus 6.

Të mërkurën nuk pritet asnjë ndryshim.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Zaprjanov

Është një lajm i rremë se Bullgaria ka dërguar kërcënime terroriste në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov e përkufizoi si një lajm të rremë informacionin për kërcënimet terroriste ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës nga territori bullgar. “Bullgaria kontribuon për paqen dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke marrë..

botuar më 24-10-03 10.12.PD

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD