Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo i treti bullgar ka nevojë për strehim

Në Bullgari nevojiten 85 mijë shtëpi sociale për të pastrehët

Foto: BGNES

Strehimi i përshtatshëm është një e drejtë themelore e njeriut që duhet të përfshihet në ligjin kombëtar dhe evropian, sipas një rezolute të Parlamentit Evropian të miratuar në një mbledhje në janar të vitit të kaluar. Brenda BE-së, duhet të futen kërkesat minimale të detyrueshme për shtëpi të shëndetshme, të cilat përfshijnë cilësinë e ajrit të brendshëm, aksesin në ujë të pijshëm të pastër dhe me cilësi të lartë dhe objektet e duhura sanitare dhe higjienike. Dokumenti thekson gjithashtu qëllimin pan-evropian për t'u dhënë fund të pastrehëve në Union deri në vitin 2030.

Deri në vitin 2020, ka pasur 700 000 njerëz të pastrehë në BE, një rritje prej 70% gjatë dekadës së fundit. Nuk ka statistika të sakta për numrin e të pastrehëve në Bullgari. Arsyet për zgjedhjen e një stili jetese nomade janë individuale, por një nga më të zakonshmet është mungesa e shtëpisë ose pamundësia për të jetuar në të. Shpesh për këta persona në nevojë, edhe aplikimi për strehim social bëhet një mision i pamundur.

Cilat janë arsyet?

“Shikuam statistikat për ndryshimin e numrit të banesave komunale ndër vite, në të cilat komuna mund të strehojë nevojtarët me qira më të mira. “Në krahasim me vitin 1993, kur këto shtëpi ishin 120 000 në territorin e Sofjes, sot ato janë më pak se 9000, sipas të dhënave zyrtare të ofruara nga Bashkia e Sofjes. Nga ana tjetër, aktualisht në qytet ka më shumë se 10 000 nevojtarë të cilët kanë të drejtë të marrin strehim të tillë”, tha Stefan Krëstev, bashkëautor i një raporti të specializuar me titull “Shtëpi për çdonjëri, një mision i (pa)pamundur” në një. intervistë për BNR.

Për shkak të mungesës së vendeve të lira të mjaftueshme, një pjesë e nevojtarëve detyrohen të jetojnë në strehimore të përkohshme për të pastrehët. Në kryeqytet janë vetëm tre, me një kapacitet prej 510 personash.

15 vite më parë, shteti ia delegoi thuajse tërësisht politikën e strehimit prerogativave të bashkive, të cilat nuk kanë fonde të mjaftueshme ndërtimore për banesat sociale, as burime financiare për zbatimin e këtyre politikave.

“Për 30 vitet e fundit, i vetmi burim financiar i disponueshëm për të përballuar këto probleme vjen nga programet operative që lidhen me zhvillimin rajonal. Banesat sociale po ndërtohen me një pjesë të fondeve. Në 10 vitet e fundit janë ndërtuar gjithsej 1400 shtëpi në kuadër të këtyre programeve operative, që përbën pak më shumë se 1% prej asaj që realisht nevojitet në vend”, tha Krëstev, duke shtuar se sipas analizave në mbarë vendin, ato duhet të jetë së paku 85 000. Shuma e nevojshme për ndërtimin e tyre është rreth 2 miliardë euro.”

Vetëm në dy vitet e fundit të pandemisë Covid-19 njerëzit u bënë dëshmitarë të një sërë ndryshimesh që i shtynë ata të rimendojnë mënyrën, vendin dhe mjedisin në të cilin kanë jetuar deri më tani.

“Vitet e fundit ka një fluks të kërkimit të vendbanimeve të vogla dhe të blerjes së pronave. Shumë familje që punojnë online bëjnë prova për të jetuar në këtë mënyrë. Kujdesi për këto familje dhe veçanërisht për politikën përkatëse është jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunat individuale për t'i motivuar ata të qëndrojnë në to, dhe në Bullgari në përgjithësi”, tha në një intervistë për BNR arkitektja Iskra Dandollova.

Sipas saj, politika e strehimit është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë dhe proceseve të punës në vendin tonë.

Përpiloi: Joan Koev (sipas intervistave të Ivana Murxhevës, BNR – “Hristo Botev” dhe Valerija Nikollovës – BNR “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD